Kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka përfunduar vizitën e saj disa ditore në SHBA.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti, Osmani është takuar me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeline Albright.
“Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara”, ka deklaruar ajo, në një postim në “Facebook”