15.7 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani: Në fund të muajit maj patëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën, i njoftova aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përgjigjur ndaj akuzave të Richard Grenell, për mundësinë e sulmit të ri nga Serbia.

Ajo ka thënë se këto informacione i kishin pasur në muajin maj.

“Në të gjitha takimet kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë, gjatë vizitës time në Amerikë kam deklaruar se Amerika ka pasur qëllim dhe ka ende të destabilizojë situatën. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne marrim nga institucionet e sigurisë. Në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar se të gjitha institucionet kanë mobilizm për mbrojtjen e vendit. Kam ndarë këto informata me aleatët për të ndalur përshkallëzimin me Serbinë”, tha Osmani, raporton Nacionale.

Ajo tha se Serbia ka gënjyer me deklarata propagandistike.

“Gënjeshtrat e Serbisë se nuk marrin hapa destabilizues janë propagandistike. I siguroj qytetarët se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik se institucionet tona janë në krye të detyrës. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë instuitucionet tona kanë gjithçka nën kontroll. Siç e dini që nga Banjska, edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën për parandalimin e tyre, edhe KFOR-i e ka rritur prezencën”, tha Osmani.

Presidentja iu referuar deklaratave të ministrit Maqedonci për pozicionimin e Ushtrisë në kufi me Kosovën.

“Për ata që thonë se kinse qytetarët nuk kanë qenë të informuar për tendencat e vazhueshme destabilizuese, kjo është njoftuar me dhjetëra komunikata, e është përmendur në deklarata të tjera. Në fund të majit ministri Maqedonci kishte folur publikisht për këto tendenca destabilizuese, përfshirë afrimin e Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai u sulmua ashpër, e tash të njëjtit dalin e thonë pse nuk na keni njoftuar. Ka pasur informata që kemi ndarë me publikun. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre informatave janë të klasifikuara iu lus për mirëkuptim”, tha Vjosa Osmani.

Në një reagim të ashpër në platformën X, Grenell tha se ajo çka pohoi Osmani ishte “manipulim me fjalët e Presidentit Trump.”

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.” – shkroi Grenell.

Diplomati amerikan kujtoi se nomimi i Trumpit për Çmimin Nobel për Paqen lindi si rrjedhojë e angazhimit të tij thelbësor në paqen dhe normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë viteve 2019–2020.

“Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, tha Grenell në “X”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT