27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani: Mirë bëmë kur votuam Specialen

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një intervistë në televizionin publik të Kosovës foli për një mori çështjesh.

Osmani mbështeti themelimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kosovës në vitin 2015.

“Duhet ta kuptojmë se ky është akt i Kuvendit të Kosovës.” – deklaroi ajo.

Kryeparlamentarja po ashtu përmendi argumentin e ish presidentit Thaçi se nëse nuk do të votohej Specialja në Kuvend atëherë kjo do të ishte në dorën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo u pyet se sa e dëmton imazhin e Kosovës aktakuza e Zyres së Prokurorisë Speciale.

“Askush nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së. Nuk ka qenë asnjëherë ushtri e individëve, por e popullit. Prandaj duke qenë ushtri e popullit – nuk mund të ketë sukses përpjekja për gjykimin e luftës për liri,” – tha ajo në RTK.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT