14.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani: LDK s’i punon askujt pas shpine, askush të mos bie pre e konspiracioneve të Vuçiqit

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, ka thënë se askush në Kosovë nuk duhet të ndikohet nga konspiracionet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. ”Jo rastësisht Aleksandar Vucic ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit. Pikërisht këtë, propagandën pra, e bënë më së miri. Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vucicit”.

Osmani përmes Facebook, ka thënë se LDK ka ndërtuar dhe insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin, njofton Klan Kosova. Por shton se Aleksandar Vuçiq dhe kushdo që përpiqet dhe investon në prishjen e partneritetit LDK-VV, do të përfundojnë duarthatë.

”Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT