Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një vendim sot ndaj serbit të njohur për skandalet me parat e buxhetit të shteti, Nenad Rikalo.
Osmani ka marrë vendim që t’ia ndëpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.
Ky vendim është marrë pasi Rikalo nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovën”.
“Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative
të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani.
Kujtojmë se Rikalo njihet për skandalet e shumta sa ishte ministër i Bujqësisë në kohën e Qeverisë Haradinaj.//gazetametro.net






