33.7 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani drejt themelimit të partisë së saj

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja, por do të garojë me listën e saj.

Osmani e ka quajtur përjashtuese LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shtetit”, ka thënë Osmani.

lg.php.gif
Ndër të tjera, ajo ka parlajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një list të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Osmani ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetë të shihet nëse ndodh një gjë e tillë.

Sipaj saj, votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo “lidershipi aktual që fshihet nWn logon e LDK-së”.

lg.php.gif
“Ka qenë zgjedhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqëson unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garur në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë koleg të mi”, ka thënë Osmani në RTK.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT