28.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa kundër Hotit, shkon në takim me Kurtin



Nënkryetarja e LDK’së, njëherësh edhe kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ftoi liderët politikë për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar me pandeminë Covid-19, transmeton Gazeta Metro.

Edhe pse kundër kësaj tryeze të ftuar nga Kurti ka dalë nënkryetari tjetër i LDK’së Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, Osmani ka vendosur të jetë e pranishme në këtë takim.

“Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij. Tani, ne vend qe ai vete te kerkoje qe sa me pare te dorezoje detyren, pasi 82 deputete ia kane hequr besimin qe te qeverise me vendin, ai bene lloj lloj maniverzime procedurale per te qendruar ne pushtet”, ishte deklaruar Hoti pas thirrjes nga ana e kryeminstrit në largim.

Përveç Osmanit, pjesë e kësaj tryeze është edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i cili është parë duke shkuar në zyrën e Kurtit.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë. /gazetametro.net


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT