12.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Vjeshtë e nxehtë: Nga java tjetër rriten temperaturat

Nga java e ardhshme do të ngriten temperaturat në vend, ndërsa mëngjesëve mund të ketë ngrica në vise rurale, shkruan Gazeta Metro. Në ditët e fundjavës vransira dhe diell, mundësi për riga lokale shiu.

Të dielën më ftohtë. Java e ardhshme me më shumë diell, ditëve të para ftohtë. Mundësi edhe për ngricat e para orëve të mëngjesit. Nga e mërkura temperaturat në rritje.

Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 17C, e në vise malore 2C deri 10C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 4./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT