Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu ka marrë përgjegjësinë për humbjen e thellë nga Peja.
Ai ka theksuar se skuadra e tij nisi shumë butë ndeshjen dhe më nuk mundi të kthehet.
“Kur fillon ndeshjen në atë mënyrë, është e pamundur të kthehesh kur je mysafir. I kemi dhënë ritëm kundërshtarit, i kemi dhënë motiv. Edhe rivali nisi mirë, ndërsa ne kemi nisur shumë butë. Ky nuk është stili ynë. Kjo është përgjegjësi e imja. Duhet të shikoj për arsyet. Në udhëtim nuk është e lehtë të fitohet, duhet të ndryshojmë diçka. Në ndeshjen e ardhshme duhet të luajmë fortë. Duhet të luajmë me kontakt, sidomos në mbrojtje. Nëse luajmë butë, është e pamundur”, ka thënë Gençoglu. /koha