19.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Vjen reagimi i parë nga VV pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin rreth tatimit në pronë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e ka quajtur “hipokrizi” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim të vendimit për faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit.

Kushtetuesja, në një vendim të publikuar sot, vendosit masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Sipas Bashës së LVV-së, Gjykata Kushtetuese ia ka “huqur” me vendimin.

“Domethënë ligji vetëm e ofron si mundësi që Kuvendet Komunale me ia mundësu qytetarëve faljen e tatimit në pronë, por në asnjë moment NUK e cenon pavarësinë e pushtetit lokal! Prandaj masa është absurde dhe çfardo vonese e këtij ligji është e padrejtë!”, ka thënë Basha në një reagim me shkrim në Facebook.

Basha i ka bërë thirrje opozitës që të deklarohet me votë në kuvendet komunale lidhur me Ligjin për Tatimin në Pronë.

Postimi i plotë:

Huçje e Gjykatës Kushtetuese dhe hipokrizia e komunave!

Ka pas shumë propagandë se Qeveria po i detyron komunat me fal tatim në pronë, por ja që ligji nuk e thotë këtë! Ligji shkurt ofron që:

1. Çdo tatimpagues kualifikohet për falje!
2. Shuma e faljes lejohet deri në 100€ maksimum, dhe
3. Vendimi për këtë falje bëhet nga kuvendet komunale!

Domethënë ligji vetëm e ofron si mundësi që Kuvendet Komunale me ia mundësu qytetarëve faljen e tatimit në pronë, por në asnjë moment NUK e cenon pavarësinë e pushtetit lokal! Prandaj masa është absurde dhe çfardo vonese e këtij ligji është e padrejtë!

Tjetra, pak kontekst!

Jeni dëshmitarë që opozita bëri zhurmë se vlerësimi real i pronave ishte barrë e madhe tatimi për qytetarët! Qeveria e mori paraysh dhe me ligj ofroi mundësinë me ua fal! Mirëpo kur ndodhi kjo, komunat u ankuan se falja për qytetarë është humbje për komuna! Si humb komuna nëse përfiton qytetari?

Koncentrohuni!!! Së paku mos u fshehni pas Gjykatës, deklarohuni me votë në kuvendet komunale, a po doni qytetarët me përfitu apo po doni m’i mbajtë paret pë vete?

TË FUNDIT

TË FUNDIT