4.3 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Vjen reagimi i Enver Hasanit: Masat e reja janë kundërkushtetuese dhe uzurpim i pushtetit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur vendim kundërkushtetues, vendosjen e masave të reja që u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai në një lidhje idrekte për T7, ku u shpreh se kjo është kundër vendimit të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Është tërësisht antikushtetuës dhe terësisht kundër vendimit të aktgjykinit të fundit të Gjykatës Kushtëtuese”, tha ai.

“Gjithashtu, ky vendim do të thotë delegim apo pezullim i të drejtave të njëriut sipas nenit 52 te Kushtetuës, vendimin mund ta merr vetëm sovrani, Kuvendi”, ka thënë tutje Hasani.

Ndërkohë më poshtë gjeni masat e reja, që do të hyjnë në fuqi nga 15 prilli:

Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë

Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar

Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare

Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.

Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT