10.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Vjen reagimi i Abdixhikut: Sulmet nuk na ndalin, do të rritemi më shpejt se çdokush!

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në Viber.

Statusi i tij i plotë:

Të dashur mbështetés dhe qytetarë të lirë,

Sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme. Ato rikulmuan dhe sonte, në sinkron!Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë.

Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëdësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë.

Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë! Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton!Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin.

Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!

E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë! LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët. S’janë mësuar të na shohin kështu.Nuk e pranojnë kështu! Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së!Duan ta thyejnë, ta ligin, ta bëjnë të dorëzohet, dhe kështu nënshtrohet!Rrini të qetë.Nuk do të ndodhë!Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT