Ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, ka njoftuar qytetarët se nëse ata nuk i kanë të paguara 3 faturat e fundit të ujit, do të mbesin pa ujë, shkruan Mitropol.
Nga ujësjellësi kanë njoftuar banorët se duhet t’i paguajnë faturat, në mënyrë që të mund t’i marrin shërbimet nga ujësjellësi.
Kompania këtë njoftim e ka bërë duke vendosur letra njoftuese në banesat e qytetit, në mënyrë që qytetarët të njoftohen me vendimin./Mitropol/