Disa ditë më herët, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Periskopi.
Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 20 milionë euro fitim.
Me 16 mars 2022, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 2, 305, 812, 200 euro derisa më 25 shkurt kishte deklaruar se ka 2, 286, 571.013 euro.
Fondi pensional e kishte mbyllur vitin 2021, me një buxhet fiks në vlerë prej 2, 353, 174, 911 euro.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës