15.2 C
Mitrovice
E hënë, 13 Maj, 2024
spot_imgspot_img

“Vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”, Emergjenca e Mitrovicës s’i trajton pacientët pa udhëzim të mjekut familjar

Disa qytetarë të Mitrovicës janë ankuar se nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore në Emergjencën e Mitrovicës.

Siç i kanë treguar, mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.

Dhe, kjo ndodh pavrësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.

Por, burimet e Gazetës Sinjali thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të pagujanë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.

Sinjali për këtë çështje ka trenuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT