Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID. Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se kur mund të lejohet mbajtja e dasmave.
“Nga 15 qershori nëse vazhdon ky trend pozitiv i situatës epidemiologjike do të lejohet mbajtja e ahengjeve”, tha Vitia.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.
/GazetaSinjali/



