Arben Vitia ka emëruar ish-kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Velën në Bordin për Shkollim Specialistik, në Ministrinë e Shëndetësisë.
Vela ishte bërë pjesë e LVV’së në vitin 2019, ndërsa nuk kishte arritur të bëhet deputet.
“Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne. Definitivisht një profesionist i përkushtuar i profesorëve të gjeneratës së re me arritje të konfirmuara në fushën e shkencës. Dritoni e mori çmimin Shkencëtari i Vitit më 2018”, shkruante ndër të tjerash në postimin e LVV’së, kur Vela ishte bërë pjesë e këtij subjekti.
Duhet theksuar se Driton Vela po ashtu është Vëllai i Blerim Veles Shef i Stafit të kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani./gazetametro.net




