9.1 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

Villa misterioze që nuk guxon ta vizitojë askush

Një plazh tropikal në El Salvador po bëhet i famshëm për një vilë të braktisur në breg të detit. Vila misterioze, me kolona të stilit romak, po tërheq vëmendjen e kureshtarëve dhe eksploruesve të vendeve të braktisura, por që ta vizitojnë nga afër nuk po rrezikon askush.

E ndodhur në ujërat e vrullshme të Oqeanit Paqësor, ndërtesa këshillohet të vizitohet në mëngjes, pasi baticat gjatë pasdites, mbushin dhomat me ujë të kripur, duke e bërë atë një vend të rrezikshëm.


Prona gjysmë e fundosur është bërë e famshme së fundmi, por për një kohë të gjatë nuk njihej, e madje as nuk dihet qartë se pse vila u braktis në breg të plazhit. Sipas gazetës salvadoriane “La Prensa Grafica”, vendasit besojnë se ishte një hotel i quajtur hotel “Puerto Ventura”, i ndërtuar në mënyrë që turistët të ndihen më pranë detit.

Megjithatë, ata shkuan më larg seç duhet në bregun e detit. Disa vendas pohojnë se hoteli u braktis 25 vjet më parë, ndërsa të tjerët këmbëngulin se u braktis pasi uragani “Mitch” goditi vendin në vitin 1998. Duket se vila nuk arriti të përballojë stuhinë dhe themelet e saj u dobësuan nga tërheqja e rërës. Pasi u braktis, ka spekulime se vila u bë një kishë, pasi ka një yll të Davidit në tavanin e një prej dhomave të katit përdhes./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT