Detaje të reja kanë dal në pah lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, dje gjatë ditës, ku një 58-vjeçar vrau një grua 42-vjeçare, e më pas edhe vetën. Sipas Isnajderit, 42-vjeçarja që u vra në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, Nexhmie Haradini ishte nën përcjelljen e dorasit, Arsim Morinës.
Familjarët dyshojnë se ajo u vra nga pronari i ish- furrës ku kishte punuar për rreth 5 vite për arsye se kishte “lënë punën” dhe kishte nisur punën e re përball një furrë tjetër aty afër.
Në momentin e vrasjes, siç raporton mediumi i lartëcekur, brenda familjes Haradini, rrëfejnë se 42 vjeçarja ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna.
Familjarët dyshojnë se viktima është përcjell nga dorasi, nga momenti kur e ka lënë punën e re dhe është nisur për shtëpi.
Pasi ka përfunduar orarin e punës, Nexhmie Haradini ka hypur në një kombi nga Millosheva për të shkuar në shtëpinë e saj në Stanovc.
Ajo ka zbritë nga kombi së bashku me dy kushërira të saja. Më pas, sipas burimit, e ndjera ka përdorur nënkalimin për të kaluar rrugën. Në anën tjetër të nënkalimit i ka dalë në pritë, Arsim Morina.
Ai ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të vitkimes, e cila ka marrë tre plumba. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.