Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se vjedhja ka ndodhur në një kooperativë bujqësore, ku disa persona kanë vjedhur një arkë metalike me 18 mijë e 630 euro dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë, njofton policia.
Policia po heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“VJEDHJE E RËNDË /Zubin Potok 25.11.2021 – NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaSinjali/