5.2 C
Mitrovice
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Vidhen dy trafo në Trepçë, dëmi deri në 80 mijë euro

Persona të panjohur kanë goditur një objekt të Trepçës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Ngjarja është raportuar sot, rreth orës 08:05 në rrugën “Shala e Bajgorës”, nga ankuesi Q. B.

Sipas informacioneve, hajnat kanë arritur të vjedhin dy trafo, konkretisht pjesët e brendshme të bakrit, ndërsa vlera e dëmit vlerësohet të jetë nga 60 mijë deri në 80 mijë euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, hetimet e stacionit, hetimet rajonale dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Dyshohet se vjedhja është kryer gjatë natës, në mes datave 30 prill dhe 1 maj 2026, ndërsa motivi besohet të jetë përfitimi material.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim./Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT