30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

VIDEO: Përleshja e tifozëve të Kosovës me grekë deri te ndërhyrja e policisë

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive.


Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

Por, situata është tensionuar edhe më shumë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre grekë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. /Gazeta Express/

https://streamable.com/4ewuz4

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT