8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

VIDEO| Ky është momenti kur rreshteri Hamziç sulmon zyrtaren policore

Janë publikuar pamjet e sulmit fizik të rreshterit policor, Senad Hamziç ndaj një kolege të tij në Policinë e Kosovës.

Pamjet e publikuara nga Sinjali shfaqin Hamziçin brenda një veture teksa sulmon fizikisht zyrtaren e Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor të Kosovës ka arrestuar sot Hamziçin, të dyshuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.


IPK njofton se me gradën e rreshterit, Hamziç, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”.

Pas kësaj, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, e cila është zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT