16.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vetëvendosje tregon se a e propozon Rexhep Qosën për President të vendit

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka thënë se asnjë emër të përveçëm deri më tani nuk është diskutuar brenda VV-së për ndarjen e ministrive, e aq më pak për postin e Presidentit, shkruan GazetaBlic.

Nagavci tha se së fundmi herë kanë qenë zgjedhjet parlamentare dhe që nga 7 tetori VV është angazhuar në këtë çështje, ndërsa kanë përparuar në lidhje me harmonizimin e programit.

Nagavci ka thënë VV se së pari qëndrimet e saja i diskuton brenda partisë dhe më pas bëhet vendimmarrja siç parashihet edhe me statut dhe ato i bënë më pas publike. Ajo shton se ka besim se qytetarëve do të u ofrohet ajo që e kanë kërkuar, që opozita e djeshme të bëhet pozitë në të tashmen.

Ky është shkrimi i plotë i saj

Ne jemi të vetëdijshëm se kemi garuar për zgjedhjet parlamentare dhe na është besuar përgjegjësia për të propozuar qeverinë dhe për këtë jemi të përkushtuar dhe jemi angazhuar që nga 7 tetori. Jemi të kënaqur që kemi bërë një hap përpara me harmonizimin e programit duke vendosur kështu një standard të ri.

Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçshëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndrimet e veta fillimisht i diskuton gjatë e me seriozitet në organet e veta. Aty bëhet dhe vendimamrrja, ashtu si parashihet me statut.

Në vazhdimësi LV! ka konsistencë në qëndrimet e veta dhe të njejtat i bën publike dhe i mbrojtn me argumente.

Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT