21.9 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vetëvendosje shpreson në një koalicion me LDK-në

Edhe pse ishte paralajmëruar se pas certifikimit të rezulatit zgjedhor, menjëherë do të arrihet koalicioni qeverisës, një gjë e tillë nuk ndodhi. Takimi i djeshëm mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa përfundoi pa një marrëveshje përfundimtare. Një ditë më pas deputeti i zgjedhur nga radhët e VV-së Haki Abazi, në një prononcim për “Gazeta Blic” theksoi se LDK-ja në takimin e parë ka hedhur kërkesa maksimaliste por do punohet të arrihet një pajtueshmëri për marrëveshjen.

“Mendoj se zgjedhjet e 6 tetorit kanë përcaktuar fituesin e parë që është Lëvizja Vetëvendosje si dhe sovrani ka votuar për kryeministrin që është Albin Kurti. Nuk diskutohet kush është fituesi i zgjedhjeve dhe kush është kryeministri. Besoj që është për tu përshëndetur procesi i arritjes së pajtueshmërisë programore 100 % dhe e gjithë kjo duhet të fokusohet në faktin se dy subjekte politike që kanë në pozitë kanë arritur të bëjnë pajtim 100% për aspektin programor”, u shpreh ai. Abazi, ka theksuar se në ndarjen e përgjegjësive secili subjekt do të tentojë do të tentojë të marrë maksimumin e mundshëm , sepse po flitet për një qeverisje 4 vjeçare.

Ndërsa i përket ndarjes së përgjegjësive është normale se secili subjekt do të tentojë të marrë maksimumin e mundshëm se kjo vendoset sot për katër vite. Në takimin e parë të dy liderve të subjekteve politike sigurisht që janë hedhur kërkesat maksimaliste, e në këtë rast edhe nga LDK-ja duke tentuar që të shfrytëzojë pozitën që e ka sepse e di që Lëvizja Vetëvendosje nuk bën koalicion me partitë që kanë qenë pjesë e krimit dhe korrupsionit. LDK-ja në takimin ka hedhë kërkesa maksimaliste për pozitat. Ndërsa në aspektin praktik, bisedat do të vazhdojnë ndërmjet dy liderve dhe shumë besoj që pajtueshmëria do të arrihet në nivelin pragmatik dhe racional.

Sovrani ka vendos që Lëvizja Vetëvendosje të jetë subjekti i parë politik ndërsa LDK-ja subjekti i dytë. Të dy subjektet politike edhe liderët kanë përgjegjësinë për proceset e rëndësishme edhe përbrenda Kosovës por edhe rajonit si dhe me partnerët evropianë. Prandaj është me urgjencë që të bëhet formimimi I Qeverisë së re ka thënë Abazi për Gazeta Blic. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë rreth takimit të djeshëm. Pavarësisht përpjekjeve të “Gazeta Blic” asnjë nga zyrtarët e kontaktuar nga LDK nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se “për gjithçka ka folur kryetari i partisë dhe nuk kemi çfarë të komentojmë më tepër”. Kujtojmë se një nga çështjet më të nxehta po mbetet çështja e postit të presidentit./Gazeta Blic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT