20.6 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vetëvendosje partia më e pasur shqiptare në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del të jetë ndër partitë shqiptare më të pasura në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ky subjekt politik ka pasuri afatgjate ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro.

Ndërkaq, vlera e pasurive afatshkurtër kap milionëshin.

Tek kjo kategori Vetëvendosje ka pasuri në vlerë 1.353.540.63 euro.

E zero është vlera e detyrimeve afatgjatë që ka kjo parti.

Në këtë raport janë paraqitur të dhëna edhe mbi të hyrat nga buxheti I Kosovës. Vetëvendosje vjet ka pasur mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla.

Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.

Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime.

Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.

Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.

Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro. /Express/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT