8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vetëvendosje dërgon ankesë në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme, ankesën rreth vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi kjo e fundit vërtetojë se qëndron ajo çfarë kishte thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve( KQZ), që nuk lejohen të kandidojnë personat që kanë probleme me ligjin.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Blerim Sallahu, ka dorëzuar sot ankesën e VV’së në Gjykatën Supreme, pasi disa kadidatë të kësaj partie si dhe bartësi i listës së tyre, Albin Kurti nuk u lejuan që të kandidojnë për shkak të ptoblemeve me ligjin.

“Kodi Penal mbi të cilën i janë shqiptuar dënime kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik, dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston në Gjykatën Supreme”, është shprehur Sallahu.

Sallahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimin të vendimit në Kushtetuese për pezullim.

Duhet theksuar se janë pesë kandidatëve nga VV’ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, Albin Kurti, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi, Albulena Haxhiu dhe Labinotë Deni-Murtezi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT