Lëvizja Vetëvendosje po pëson humbje të thellë në disa komuna në Kosovë.
Aktualisht në Fushë Kosovë Lëvizja Vetëvendosje po mposhtet me diferencë të thellë nga Burim Berisha i LDK-së i cili ka marrë 64 përqind të votave, kundrejt Bajqincës së VV-së me 35,42 përqinds të votave.
Obliqi gjithashtu është një komunë tjetër ku VV po humb thellë. Xhafer Gashi ka marrë 64 përqind të votave, karshi 35 përqind të Thaçit të VV-së.
Në Rahovec VV po e pëson humbjen më të thellë. Atje Smajl Latifi i AAK-së ka marrë 72 përqind të votave, ndërsa 27 Korenica i VV-së. /Lajmi.net





