10.5 C
Mitrovice
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img

Veterani i UÇK-së niset në këmbë nga Prishtina drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e OVL-UÇK-së

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, të mërkurën nga ora 10:00 e mëngjesit, do të niset në këmbë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë drejt sheshit “Adem Jashari” në Tiranë.

Pllashniku do ta përshkojë rrugën mbi 260 kilometra në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për luftën e drejtë të UÇK-së dhe si protestë ndaj padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa – Cali dhe të tjerëve, të cilët po mbahen në burgun e Hagës.

Pas përfundimit të ecjes, Pllashniku do të marrë pjesë të premten, më 17 tetor, në ora 17:00, në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Tiranë, e cila mbahet në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT