Disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili i është drejtuar me fjalët “hajne, hajne, hajne” deputetes Fitore Pacolli, pasi familjarë të saj përfituan mbi 250 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Ai në një video të publikuar në rrjete sociale dëgjohet duke i thënë asaj se kanë marrë milionat.
“Milionat I keni, marre, marre, këtë shtet pe vjedhni. Hajne, hajne, hajne” – i ka thënë ai.
Më pas, deputetja Pacolli çohet në këmbë duke i thënë se “nuk po i tutet dhe nuk guxon ta prekë”.
“Unë s’tutna, s’guxon as me më prekë”.