-0.9 C
Mitrovice
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Vetëm gjatë vitit 2024 mbi 1600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm gjatë vitit 2024, 1 mijë e 671 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri më i madh i shkurorëzimeve gjatë vitit që shkoi, u shënua në muajin shtator, ku 152 çifte u shkurorëzuan.

Ndërkaq në janar të vitit 2024, 155 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E numër i ngjashëm i shkurorëzimeve u shënua dhe në muajin shkurt pasi që u regjistruan 151 shkurorëzime.

Numër më i vogël u regjistrua në mars, ku 149 çifte vendosen t’i ndajnë rrugët.

E prilli shënon numrin më të vogël të shkurorëzimeve gjatë këtij viti, pasi u regjistruan vetëm 114 raste të shkurorëzimeve.

Në maj u regjistruan 138 raste, në qërshor 118, në korrik 142, në gusht 136 raste, në shtator 152 dhe në tetor 153 raste të shkurorëzimeve.

Ndërkaq në nentor 121 çifte i dhanë fund martesës së tyre, pasuar nga dhjetori gjatë të cilit u shkurorëzuan 142 çifte.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT