19.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vetëaksident në Mitrovicë, lëndohet motoçiklisti

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Kral Petri”, në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. ku ka qenë i përfshirë një motoçiklist, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti, përveç dëmeve materiale, shoferi i motoçiklistit ka mbetur i lënduar.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit deri në ardhjen e shërbimit emergjent mjekësor, të cilët më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Lidhur me rastin, Policia ka kryer vend shikimin dhe është duke punuar për të identifikuar shkaqet e aksidentit, kurse ndaj personit të përfshirë në këtë incident i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT