-2.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Veshi 2.5 kilogramë rroba për ta shmangur pagesën e valixhes në aeroport

Një pasagjere ka shkuar në ekstrem për të shmangur pagesën ekstra për bagazhe duke veshur kështu rreth 2.5 kilogramë të rrobave të saj.

Gel Rodriguez, nga Filipinet, kishte vendosur të veshte 2.5 kilogramë me rroba të saja pasi që pesha e bagazheve të saja e kaloi numrin e lejuar.

Udhëtarja u informuar ne aeroport se bagazhet e saj peshojnë më shumë, konkretisht 9 kilogram dhe se tani duhet të paguajë ekstra, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Kur stafi i linjës ajrore më thanë se vetëm 7 kilogramë lejohen, unë thashë në rregull, pa problem”.

Duke refuzuar që ta kryej pagesën, ajo e transformoi valixhen e saj nga 9 kilogram në 6.5. Këtë e ka bërë duke i veshur një numër të madh të rrobave.

“Nuk dëshiroja të paguaja sepse ishin vetëm dy kilogramë më shumë”- deklaroi ajo. Po ashtu ajo edhe bëri shaka duke thënë se po ta kisha ditur që postimi im do të bëhej virale do të pozoja më mirë. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT