16.7 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Veseli: Për një muaj Qevera Kurti bëri punësime familjare, militantëve dhe 2 çnjohje

Një muaj nga formimi i qeverisë së re ndërmjet VV’së dhe LDK’së, dhe opozita ka nisur një sërë kritikash, prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme, transmeton Gazeta Metro.

Lideri i opozitës, kryetari i PDK’së, i Kadri Veseli ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook 

Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në mardhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT