25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Veseli: Emri i Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Veseli përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se Rugova ishte bashkudhëtar i bërjes së shtetit të Kosovës. Ai shton se Rugova punoi në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

Shkrimi i tij i plotë

Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT