1.5 C
Mitrovice
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img

‘Verë’ ditën e diel: Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Moti në vikend do të jetë me diell dhe vranësira, derisa temperaturat do të jenë 15 gradë Celsius, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Prishtina Weather në mbrëmjen e sotme do të ketë reshje të dobëta bore rreth viseve kodrinoro-malore. Nga e dita e diel mot i butë me vransira dhe diell.

Një front i ftohtë në dobësim pritet të kaloj në lindje të rajonit, që mbi vendin tonë gjatë mbrëmjes dhe natën vende-vende mund të sjellë kushte për reshje shiu dhe bore, e përreth viseve kodrinoro malore reshje të dobëta bore.

Ky front i ftohtë do të sjellë masa më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë gjatë ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Të shtunën, për shkak të erës që pritet të fryejë paradite, cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera të mira.

Më poshtë keni parashikimin e motit për vikend dhe deri në ditën e mërkurë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT