8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Vengu e Maqedonci marrin pjesë në finalizimin e Kursit të 20-të Bazë “Komando”

Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci morën pjesë në finalizimin e Kursit të 20-të Bazë “Komando” nga 24 efektivët tanë, mes të cilëve 8 pjesëtarë të Forcës Speciale të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Vengu thotë se për herë të parë, 2 vajza e përfunduan me sukses këtë kurs dhe nisin nga sot një rrugëtim si pjesë e Forcave Komando.

“Finalizimi i këtij kursi intensiv 14 javor nga vajzat dhe djemtë tanë më bën jo vetëm optimist se e ardhmja e dy vendeve tona, Shqipërisë🇦🇱 dhe Kosovës është në trungun e përbashkët të Aleancës së #NATO-s, por më shton besimin se ky është fillimi i një kapitulli tjetër për të çuar përpara dhe zhvilluar edhe më shumë misione të tilla kaq të rëndësishme për sigurinë e dy vendeve tona, e si pasojë edhe të gjithë rajonit”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ushtarakët nga Kosova pas përfundimit të këtij kursi, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit.

“Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”, shkroi Maqedonci në Facebook.

“Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë”, tha mes të tjerash.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT