28.6 C
Mitrovice
E martë, 1 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vendoset gur-themeli i stacionit policor në Zubin Potok

Për këtë stacion policor, Sveçla tha se i ka munguar me dekada Zubin Potokut.

Sapo vumë gur-themelin për fillimin e punës së ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok. Stacion ky që i ka munguar me dekada kësaj komune e këtij qyteti. Ashtu siç po punojmë në vazhdimësi ta rrisim nivelin e sigurisë qoftë nacionale, qoftë asaj publike, po ashtu po punojmë shumë që kushtet e punës për Policinë e Kosovës të përmirësohen, po ashtu edhe për qytetarët, të cilët pa kurrfarë pengese apo vështirësie e hezitimi mund t’i drejtohen Policisë”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë, bëri të ditur se përfundimi i projektit do të finalizohet shumë shpejt.

Në një afat shumë të shpejt, ashtu siç biseduam edhe me punëkryesin, shumë më shpejtë se plani i planifikimit me infrastrukturë shtesë për sigurinë e tyre me më shumë shërbime për një jetë më të mirë për të gjithë pa asnjë dallim”, tregoi Sveçla.

Gjithashtu, tha se stacioni policor do të jetë adresë e çdo qytetari për plotësimin e nevojave të tyre.

“Ka hapësira të bollshme, mbi 1.1 milion euro të ndara nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Punëve të Brendshme për Policinë e Kosovës, ky objekt do të jetë edhe shembull një ndërtesë shembull për ndërtimin e mirë për plotësimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave qoftë të Policisë qoftë të qytetarëve”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT