3.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Vendoset edhe në Graçanicë billboardi “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”, arrestohen e më pas lirohen 3 persona

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit të targave, kanë vazhdukuar provokimet e serbëve të Kosovës.

Ata pas billbord-it që kanë vendosur në Jarinjë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe në Graçanicë.

Tre serbë janë arrestuar në Graçanicë për vendosjen e billbord-it “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”, kështu bënë të ditur mediumi serb i kësaj komune “RadioKim“.

Sipas tyre tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, pasi vendosën billbord-in provokues.



Pas dhënies së deklaratave, tre të rinjtë u liruan.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka provuar të marrë një deklaratë nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT