Qeveria e Kosovës ka marrë vendin në mbledhjen e sotme për lehtësimin e masave anti-Covid, shkruan Gazeta Metro.
Ndër masat kryesore të lehtësuara është edhe heqja e maskës në disa raste specifike.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, maska nuk është e obliguar të bartet në ambiente të jashtme dhe gjatë ecjes në rastet kur jeni vetëm.
Gjithashtu, është marrë vendim zgjatja e orarit të punës së gastronomisë deri në ora 23:00 dhe heqja e orës policore.
Vendimi do të hyjë në fuqi nga e hëna (31.05.2021). /gazetametro.net



