25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Vendimi i Komunës së Vushtrrisë: Nga 1 shkurti nuk punohet të dielave në asnjë biznes

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se që nga sot është inicuar rregullorja e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në këtë komunë.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot kam inicuar Rregulloren e re Komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë.

Kam kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.

Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit.

Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit Janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre.

Rregullorja, pasi të aprovohet nga Kuvendi i Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020!.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT