Pas një orvatje prej 12 vitesh, me në fund qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm më së largu nga data 1 janar 2024, ndërsa vendet që do të kenë mundësi t’i vizitojnë janë shtetet që ndodhën në zonën Schengen.
Parlamenti Europian ka votuar të martën(18 prill 2024) pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill, pritet të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe hyrja në fuqi e tij.
Megjithatë Kosovës, për dallim nga shtetet e tjera të rajonit, i është dashur 12 vjet nga lansimi i dialogut për liberalizimin e vizave deri në lëvizjen e lirë në zonën Schengen.
Janë 27 shtetet në zonën Schengen ku mund të udhëtoni pa viza
Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra.
Vendet e BE’së që nuk janë në zonën Schengen janë Bullgaria, Qiproja, Rumania dhe Irlanda dhe rrjedhimisht nuk mund të udhëtoni në këto vende pa vizë.
Gjithashtu duhet theksuar se qytetarët e Kosovës nuk do mund të udhëtojnë në disa vendet që janë Schengen, që nuk e njohin ende pasaportën e Kosovës.
Megjithatë, lëvizja e lirë bart disa rregulla që duhen ndjekur nga secili udhëtar.
Rregullat dhe afatet që duhet t’i përmbaheni qëndrimit pa vizë
Qytetarët e Kosovës mund të qëndrojnë në vendet si më sipër, për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet 6-mujori përgjatë të cilit, shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.
Nëse përgjatë një 6-mujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë, si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në 6-mujorin pasardhës.
Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për 6 muaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it. Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen.
Kur do të mund të udhëtojnë pa viza qytetarët e Kosovës, dhe ndërlidhja me sistemin e ETIAS
Duhet theksuar se në takimin e këshillit të BE’së për viza të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbshtetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej funksionalizimi i sistemit të udhëtimit ETIAS.
Diplomatët e BE-së kosinderuan që nëse sistemi i udhëtimit ETIAS do të funsionalizohej në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të mund të ndodhte më herët, më 1 nëntor 2023, megjithatë data kur do të bëhej efektiv ETIAS është shtyrë sërish. Edhe pse nga Komisioni Europian kanë thënë që akoma nuk ka datë të saktë për lansimin e ETIAS, por që pritet të bëhet e ditur në javët vazhdim./gazetametro.net