Disa vende të rajonit të Mitrovicë do të mbesin pa energji elektrike. Kështu ka njoftuar KEDS.
Reduktimet do të ndodhin për shkak të punimeve në rrjet.
“Mitrovicë
1.
NS 110/10(20) [kV] Skenderaji do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 74000011) nga ora 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: rrugët: Ali Gashi (një pjesë), Azem Bejta, Azem Galica-Saraj, Afër Stadionit (një pjesë), Bajram Zena-Saraj, Ilaz Kodra (një pjesë), Kuvendi i Kaçanikut-Saraj (një pjesë), Nëna Tereza-Saraj, Rasim Kiqina (një pjesë), Likfiduesit e Shtabit 1945-Saraj (një pjesë), Nak Berisha-Lagja II (një pjesë) dhe Ulpiana (një pjesë); fshatrat: Llaushë, Llaushë, Llaushë-Lagjja Geci dhe Lagjja Rrecaj (një pjesë) dhe Polac (një pjesë).
Arsyeja: Projekte investive, punimi i lidhëseve të kabllove të tensionit të mesëm që furnizon trafon e vjetër Bajram Aliu, si dhe demontimi e trafos së vjetër me te gjithë elementet përcjellëse.
19.11.2022
Punime nga palët e treta”, njofton KEDS.