13.2 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Vende të lira pune në Trepçë, Ujësjellës, Postë dhe ndërmarrje tjera

Kryeministri Albin Kurti në Facebook-un e tij ka njoftuar për disa pozita të lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike dhe ka ftuar qytetarët që të aplikojnë.

Kurti me theks të veçantë ka ftuar gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura “për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.”.

“Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve. Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave. Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal”, ka shkruar Kurti

LINKU

TË FUNDIT

TË FUNDIT