9.2 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vëllai i Jakup Krasniqit i quan “faqezinj” deputetët që votuan Specialen

Në lidhje me konfirmimin e aktakzuës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka folur vëllau i tij, Dauti.

Ai ka thënë se për aktakuzë është ditur qysh më herët.

“Për aktakuzë na e kemi ditë herët, nuk është e sotit. Nuk ka pas nevojë me ardhur asnjë me ardh këtu. Me bërë spektakël politik, nuk ka pas nevojë. Këta nuk e ka ba për burg e për me shkuar në Hagë”, ka thënë ai për lajmi.net.

Ai ka pasur edhe një porosi për ata që e kanë votuar Specialen.

“E dinë vet ata, ata përditë po u thonë në parlament. Veç faqezi kofshin sa të jetë jeta për ta. Se tjerët s’po i akuzon kërkush, por çlirimtarët. I kanë kallë gjinen, i kanë nxjerrë prej vorreve i kanë çu nëpër Serbi edhe kërkush s’mirret me ta”, ka thënë ai.

Krasniqi ka folur edhe për momentin e arrestimit të Krasniqit, teksa ka thënë se ai nuk ka qëlluar aty kur ka ndodhur.

“A janë shkuar këta me luftuar në Serbi apo janë mbrojtur? Janë mbrojtur. Sot nuk e kanë lanë kërkon me hi. S’kam qenë këtu, kur kam ardhë e kam pa kështu”, ka thënë ai. /reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT