16.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vëllai i gruas së Lumir Abdixhikut, punësohet në kabinetin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka filluar që ta kompletojë kabinetin e saj. Në mesin e të punësuarve pranë Vjosa Osmanit, është edhe Rinor Kastrati, vëllai i gruas së Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Blic. Gazeta Blic, ka kontaktuar me vetë Rinor Kastratin, i cili e ka konfirmuar se është punësuar në kabinetin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Ai ka pranuar se është familjar i Lumir Abdixhikut, duke thënë se ministri i Infrastrukturës është dhëndrri i tij. “Po jam punësuar në kabinetin e kryetares Osmani.

Njëherë për njëherë jam pjesë e kabinetit të saj, për shkak që ende nuk na janë caktuar përgjegjësitë. Lumir Abdixhiku është burri i motrës sime”, ka thënë Kastrati në përgjigjen për Gazeta Blic. I pyetur për ndikimin politik në emërimin e tij, Kastrati ka thënë se është pjesë e LDK-së që nga viti 2017. Madje, thotë se ka punuar në fushatën zgjedhore, në dy palë zgjedhje: ato të vitit 2017 dhe 2019.

“Unë jam pjesë e LDK-së që nga viti 2017. Kam punuar për LDK-në në fushatën zgjedhore të vitit 2017 dhe 2019. Kam qenë pjesë e ekipit të fushatës zgjedhore të kandidates për kryeministre nga LDK, zonjës Vjosa Osmani”, ka shtuar Kastrati. Ai ka folur edhe për përgatitjen e tij profesionale. “Unë fakultetin e kam përfunduar në AUK, masterin e kam përfundu në Amerikë, në drejtimin ekonomik-menagjment”, ka përfunduar ai. Vjosa Osmani, në zgjedhjet e fundit, ishte kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani udhëheq me Kuvendin e Kosovës. Kurse, Abdixhiku, është emëruar si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT