7.4 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Vehbi Kajtazi: Në gjyqin kundër Hashim Thaçit, dëshmitarët shqiptarë janë më shumë se dyfish se në rastin e Millosheviqit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka vënë në dukje një krahasim të thellë midis dy proceseve gjyqësore historike.

Sipas tij, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq kanë dëshmuar 60 dëshmitarë shqiptarë.

Ndërkaq, në gjyqin kundër ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili udhëhoqi luftën çlirimtare kundër Millosheviqit, kanë dëshmuar kundër tij mbi 200 dëshmitarë shqiptarë.

Kajtazi thekson se kjo situatë është shqetësuese dhe ironike për shqiptarët, duke theksuar pasojat që po ndihen në nivel kombëtar.

“Ne procesin gjyqesor kunder kasapit te Ballkanit, Slobodan Milosheviq kane deshmuar 60 deshmitare shqiptare.

Ne procesin gjyqesor kunder Hashim Thaçit i cili udhehoqi luften çlirimtare kunder Slobodan Milosheviqit, kane deshmuar kunder tij mbi 200 deshmitare shqiptare.
Kuku per neve, ka thënë Kajtazi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT