spot_img
spot_img

Vdiq pasi ra në një humnerë në Prevallë: Dalin detaje rreth viktimës

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Klankosova.tv merr vesh se viktima ishte 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut.

Policia e Prizrenit bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar, njofton Klankosova.tv.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

TË FUNDIT

Bie edhe pak nafta në Kosovë

TË FUNDIT