Profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Dermaku, njëherit rektor i parë i Universitetit “Kadri Zeka”, ka ndërruar jetë.
Kjo është bërë e ditur nga profesori, Ibrahim Gashi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Sapo mësova lajmin e trisht të vdekjës së kolegut dhe mikut tim çmuar Prof. Dr. Arben Dermaku, profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe rektor i parë i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq
Sapo mësova lajmin e trisht të vdekjës së kolegut dhe mikut tim çmuar Prof. Dr. Arben Dermaku, profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe rektor i parë i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit. Një pedagog dhe ekspert i shkelqyer i shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha një njëri i mrekullueshëm. Beni ti ike nga kjo botë ende pa i dhënë gjithë vlerat dhe dashurinë që mund t’i jepje vendit dhe familjes. Zoti të shpërbleftë më Parajsë!