Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën e Podujevës.
Bëhet fjalë për policin me inicialet M.M. i lindur në vitin 1958.
Ai kishte pësuar sulm në zemër derisa ishte duke mbajtur rendin në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë.
Pas sulmit ishte dërguar për në QKUK, por kishte vdekur gjatë rrugës.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.
Mehmeti kishte shërbyer për 22 vite duke qenë kështu gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës.




